Humb jetën 15-vjeçarja nga COVID-19, viktima më e re në Greqi

Një 15-vjeçare në Greqi ka humbur jetën nga koronavirusi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërkohë që e mitura thuhet se kishte edhe sëmundje të tjera. Vajza ka ndërruar jetën disa orë pasi u shtrua në spitalin e Thebës.

“15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”,- deklaroi kryetari i bashkisë së Thebës.

Po ashtu mësohet se nëna e vajzës që humbi jetën ndodhet e intubuar në spital. Ky është rasti i parë që ky virus i merr jetën një fëmije në Greqi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.