Holanda zgjat shtetrrethimin anti-Covid
Qeveria holandeze ka zgjatur shtetrrethimin aktual të natës deri më 2 mars, njoftuan zyrtarët.
Shtetrrethimi, aktualisht në fuqi nga ora 21:00 deri në 04:30, u vendos më 23 janar, për shkak të frikës nga variantet e reja më infektuese të virusit.
Sipas masave aktuale, qytetarët nuk mund largohen nga shtëpitë e tyre pa ndonjë arsye të rëndësishme.
Qeveria zgjati, gjithashtu, të gjitha masat e tjera për ndalimin e përhapjes së virusit, përfshirë mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe restoranteve.
Sorry, the comment form is closed at this time.