Hëngrën mish breshke, humbin jetën 19 persona, mes tyre edhe fëmijë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikë, ku 19 persona persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë shtruar në spital, pasi kanë ngrënë mish breshke.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Madagaskar, ku mes 19 viktimave ndodhen edhe 9 fëmijë.

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit në origjinën e tragjedisë, ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një alge e cila mund të jetë ngrënë nga breshka dhe peshq të tjerë, të cilat nga nëntori në mars, mund të bëhen toksike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.