Haller te Dortmund/ Ajax gati të transferojnë Bergwijn

Sabastian Haller pritet të zyrtarizohet te Borussia Dortmund, një transferim që ka mbushur arkat e Ajax.

Sapo të finalizohet shitja e Haller tek gjermanët, Ajax do të mund të transferojë lojtarin e Tottenham, Steven Bregwijn, i cili nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte.

“Spursat” kërkojnë për lojtarin e tyre 29 milionë euro, shifër që Ajax mund ta pranojë pasi shitja e Haller ka mbushur arkat.

24-vjeçari Bergwijn sezonin e kaluar luajti në 32 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe shënoi 4 gola.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.