Hakeri holandez gjen fjalëkalimin e Trump në Twitter. Ja si ishte

Një haker holandez, i quajtur Victor Gevers, me 5 përpjekje ka gjetur fjalëkalimin e Trump në Twitter. Ai bën me dije se, Maga 2020 ishte kodi i llogarisë së Presidentit Donald Trump.

“Bussiness Insider” shkruan se prokurorët holandezë kanë konfirmuar që hakeri zbuloi kodin e Trump në muajin tetor 2020, pak para zgjedhjeve në SHBA.

Por ndryshe nga sa mund të pritej, hakeri holandez, pasi theu sigurinë e llogarisë së Trump kontaktoi autoritetet amerikane për t’i vënë në dijeni për rrezikun që i kanosej Presidentit.

“Pas hyrjes së suksesshme, holandezi u përpoq të kontaktojë autoritetet amerikane për të raportuar cenueshmërinë e identifikuar. Ai e bëri të njohur veten dhe dha këshilla se si të rregullohet kjo dobësi”, kanë shkruar prokurorët, në një postim në blog, të shkruar fillimisht në holandisht.

Megjithatë, Twitter ende nuk e ka konfirmuar hakimin, ndërsa Shtëpia e Bardhë e mohoi lajmin në tetor.

Hakeri nuk do të akuzohet për krim, pasi e raportoi “hulumtimin” tek autoritetet në SHBA dhe Holandë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.