Guvernatori i Nju Jorkut, nën akuza të reja për ngacmim seksual

Edhe një ish-ndihmëse ka dalë me akuza për ngacmim seksual kundër guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Charlotte Bennett, një këshilltare e politikave shëndetësore të Cuomos deri në muajin nëntor 2020, pohoi për “The New York Times” se ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Cuomo ka mohuar çdo sjellje të papërshtatshme dhe urdhëroi një hetim të pavarur mbi akuzat.

Kujtojmë se edhe një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, ka akuzuar më parë guvernatorin për ngacmim seksual.

Cuomo 63-vjeçar, i cili ka qenë guvernator për më shumë se një dekadë, e ka gjetur veten nën presion në disa fronte javët e fundit.

Ai është nën vëzhgim nga Partia Demokratike, anëtar i së cilës është, për fshehjen e numrit të vërtetë të vdekjeve të lidhura me Covid-19 në shtëpitë e kujdesit në Nju Jork.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.