Grusht shteti në Mianmar, Kina bllokon dënimin e OKB-së

Kina ka bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve Bashkuara që dënon grushtin ushtarak në Mianmar.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u takua të martën por nuk arriti të bjerë dakord mbi një deklaratë të përbashkët, pasi Kina nuk e mbështeti atë. Kina ka fuqinë e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit.

Përpara bisedimeve, e Dërguara Speciale e Kombeve të Bashkuara për Mianmar, Christine Schraner, dënoi marrjen me forcë të pushtetit nga ushtria që erdhi pasi refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në nëntor. Ajo tha se ishte e qartë se rezultati i fundit i zgjedhjeve ishte një fitore e madhe për partinë e zonjës Suu Kyi.

Në kritika të mëtejshme, Grupi i Shtatë fuqive të mëdha ekonomike thanë se ishte thellësisht i shqetësuar dhe bëri thirrje për kthimin e demokracisë.

“Ne i bëjmë thirrje ushtrisë që menjëherë të përfundojë gjendjen e jashtëzakonshme, të rivendosë pushtetin në qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, për të liruar të gjithë të ndaluarit padrejtësisht dhe për të respektuar të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha deklarata e lëshuar në Londër. G7 përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore të hënën, pasi arrestoi udhëheqësen politike Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.