Grupet për refugjatët kërkesë Papës që të mbajë qëndrim kundër “spastrimit” të grekëve

Dhjetra grupe të të drejtave të refugjatëve në Greqi  i kërkuan Papa Françeskut,  të ndihmojë në ndalimin e kthimit të paligjshëm të emigrantëve. Këto kthime të paligjshme supozohet se janë kryer nga forcat kufitare greke.

“Raportet e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut që ndodhin përtej kufijve evropianë, në masën e shtyrjes së njerëzve në Turqi, janë vërtetuar nga organizatat ndërkombëtare,” thanë 36 grupet në një letër drejtuar Papës.

“Kjo praktikë sistematike rrezikon jetën e njerëzve, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët shpesh përfundojnë të braktisur në mes të detit. Kjo praktikë e paligjshme duhet të marrë fund, dhe ne ju kërkojmë të vendosni të gjithë ndikimin tuaj, në mënyrë që kjo të ndalet dhe për të krijuar një mekanizëm të pavarur monitorimi kufitar që do të hetojë këto ngjarje,” theksuan grupet e Refugjatëve në Greqi.

OJQ-të në Greqi kanë dënuar vazhdimisht procedurat e ngadalta të azilit dhe keqtrajtimin e migrantëve dhe refugjatëve në kampe dhe në kufijtë e anëtarëve të BE-së, të cilat qeveria greke e mohon me vendosmëri.

Të mërkurën, New York Times raportoi se një përkthyes afgan ishte në mesin e 100 personave që dyshohet se u sulmuan dhe u dëbuan në Turqi në shtator. Zyra e Avokatit të Popullit grek po heton pretendimin.Nga ana e tij Papa Françesku ka denoncuar “armiqësinë” dhe “shfrytëzimin” me të cilin janë përballur emigrantët në Evropë. Të dielën, Papa do të vizitojë ishullin Lesbos, një nga portat kryesore për refugjatët në Evropë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.