Jerusalem/ Gropa gjigante “përpin” makinat e parkuara
Vendparkimi në një spital në Jeruzalem është shembur në mënyrë të papritur.
Lajmin e bëri të ditur policia izraelite, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.
Videot e filmuar nga kamerat e sigurisë tregojnë se si toka nën automjete u shemb brenda disa sekondave.
Policia izraelite, e mbështetur nga zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit, bllokuan rrugët përreth spitalit për të bërë kërkime në zonë.
Zyrtarët e spitalit thanë se ata besojnë që shembja është shkaktuar nga një tunel autostrade që ishte gërmuar aty afër.
Sorry, the comment form is closed at this time.