Covid-19/ Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Ambasada shqiptare në Greqi në një postim në “Facebook” konfirmon lajmin e pak ditëve më parë se, Athina do i dhurojë vendit tonë 20 mijë vaksina kundër Covid-19.

“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt. Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta. Faleminderit”, mbyllet postimi i ambasadës shqiptare në Athinë.

E ndërsa nuk dihet se çfarë vaksinash do të bëjë dhuratë, vendi fqinj 20 mijë vaksina do t’i japë edhe Maqedonisë së Veriut në luftën kundër Covid-19. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.