Greqia heq maskat/ Lehtësohen masat, të hënën hiqet ora policore

Për herë të parë pas shumë muajsh grekët kanë hequr maskat në rrugë, me përjashtim të vendeve ku ka përqendrim të madh njerëzish, sipas udhëzimeve të fundit të komisionit të pandemisë në kuadrin e një sërë masash të tjera që lehtësojnë kufizimet.

Heqja e maskave ka ardhur si rezultat i përmirësimit të gjendjes epidemiologjike të vendit, por rekomandohet të mbahen rreptësisht në ambientet e mbyllura te të gjitha shërbimet publike apo private.

Gjithashtu, nga e hëna 28 qershor:

-hiqet përfundimisht ora policore

-nënpunësit e vaksinuar plotësisht përjashtohen nga detyrimi javor i self-testeve

-lejohen deri 10 persona në tryezat e restoranteve

– deri në 300 pjesëmarrës në dasma dhe pagëzime

-në plazhet e organizuar lejohen deri në 20 persona për 1000 m2

Ka gati një javë që në Greqi regjistrohen më pak se 550 raste ditore, më pak se 20 humbje jete, ndërsa numri i te intubuarve është ulur ne 270.

Specialistet këshillojnë përsëri qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përshpejtojnë vaksinimet në mënyre që të përballohet me efikasitet varianti i rrezikshëm “Delta” i koronavirusit.

Gjithashtu kujdesi rritet pasi ministria e Turizmit ka komunikuar që prej datës 28 qershor do të rriten mbërritjet e turisteve nga kufijtë tokësore në veri të Greqisë ku pritet të shtohet personeli, ndërsa siç është komunikuar, pritet edhe hapja pa kufizime e të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.