Greqia do të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE

Greqia është e gatshme të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE, për të tërhequr turistët e huaj dhe për të shpëtuar sektorin e saj të turizmit. Greqia ka qenë pro miratimit të një certifikate që do të lehtësonte udhëtimet brenda Bashkimit Europian dhe do të ndihmonte në ringritjen ekonomike të vendit.

Këshilli Europian dhe parlamenti javën e kaluar arritën një marrëveshje mbi “Green Pass”. Parlamenti Europian pritet të miratojë një ligj nga 7 qershori dhe më shumë se një duzinë vendesh të BE-së, duke përfshirë Francën dhe Spanjën, kanë rënë dakord për të testuar sistemin përpara se të nisë në 1 korrik.

Certifikata tregon nëse një person është vaksinuar, ka një test negativ gjatë 36 orëve të fundit ose nëse personat janë shëruar nga Covid-19.

“Është diçka shumë e thjeshtë. Në thelb, përfshin të gjithë informacionin që një shtet anëtar do t’i duhet për të mirëpritur një turist pa vendosur kufizime të tjera”, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Greqia është e gatshme të përdorë këtë certifikatë digjitale përpara datës 1 korrik”, tha ai, duke u bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i përmbahen afateve dhe të lehtësojnë udhëtimet gjatë verës.

Certifikata do të ketë formën e një kodi QR në një smartphone ose letër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.