Greqia aprovon vaksinën “AstraZeneca”, ekspertët: E sigurt për përdorim
Komuniteti i vaksinimit në Greqi ka dhënë dritën jeshile për përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” për qytetarët deri në 64-vjeç.
Sipas mediave të huaja, miratimi është dhënë nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit për qytetarët deri në 64 vjeç, pas takimit të sotëm, ndërsa njoftoi se vaksinat për njerëzit e moshës 60 deri 64 vjeç do të fillojnë më 12 shkurt.
Lajmi është konfirmuar dhe nga kryetarja Maria Theodoridou, e cila në një deklaratë për shtyp ka thënë se, “AstraZeneca” është e sigurt për përdorim në bazë të studimeve të deritanishme.
“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ka shqyrtuar në detaje të gjitha të dhënat e disponueshme për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Oxford/AstraZeneca, pas miratimit të fundit të vaksinës nga Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim tek personat 18 vjeç e lart. Komisioni konsideron që, deri më sot, vaksina AstraZeneca ka karakteristika shumë të mira të sigurisë, imunogjenitetit dhe efikasitetit”, shpjegoi ajo.
Që prej fillimit të pandemisë, në Greqi janë shënuar 160,935 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,903 pacientë.
Sorry, the comment form is closed at this time.