Greqi/ Rriten infektimet e reja, 41 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid-19, 1 007 raste të reja dhe kanë humbur jetën 41 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë të shtruar në spital 481 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 402 308 të infektuar mes të cilëve kanë humbur jetën 12 095 persona.

Ndërkaq kujtojmë se Greqia është një ndër vendet e para në Evropë që ka gati tashmë certifikatën e vaksinimit anti Covid.

Gjithashtu në kuadër të masave të shtuara anti-Covid, Greqia ka në dispozicion falas për moshat nga 18 deri në 30 vjeç testin e shpejtë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.