Greqi/ Nga 6 korriku nis vaksinimin në plazhe, ministri: Askush s’do mbetet pas

Nga 6 korriku, vaksinimi në Greqi do të nisë edhe në plazhe dhe sheshe të mëdha. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias i cili tha se do vaksinohet një pjesë e madhe e qytetarëve dhe askush nuk do të mbetet pas.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një vizite në Heraklion, Kretë. Pas takimit me autoritetet lokale për 3 orë, sekretari i përgjithshëm Marios Themistokleous, i cili po shoqëron ministrin, vuri në dukje se në mënyrë operative ekziston mundësia e vaksinimeve “afër shoqërisë”, madje edhe në plazhet dhe sheshet e mëdha!

Siç theksoi ai, me urdhër të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis nga 6 korriku e më pas, vaksinimet me njësi të lëvizshme do të fillojnë në të gjithë vendin, pas bashkëpunimit me bashkitë dhe komunitetet që do të kenë dorëzuar tashmë listat e atyre të cilët nuk janë vaksinuar dhe dëshirojnë ta marrin vaksinën.

“Kreta është një pioniere dhe duhet të jetë një pioniere edhe në vaksinim”, tha ministri i Shëndetësisë, i cili lidhi vaksinimin dhe imunitetin që do të krijohet, turizmin dhe nevojën për mbrojtje dhe të sezonin turistik që do të thotë shumë për ekonominë lokale. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.