Greqi/ 31 viktima dhe afro 3000 raste të reja nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2919 raste të reja me Covid-19.

Numri tregon një tendencë më të përmbajtur në barrën epidemiologjike, krahasuar me javën e kaluar, teksa sot testet ishin tre herë më shumë.

31 pacientë ndërruan jetë duke e humbur luftën me sëmundjen. 369 pacientë janë të intubuar në spitalet Covid-19 në vendin fqinj.

Duke folur për “SKAI”-in profesori i Pulmonologjisë, Nikos Tzanakis paralajmëroi se gradualisht të paktën 300 deri në 500 fëmijë do të duhet të shtrohen në spital pas fillimit të vitit shkollor.

Ai vlerësoi se të paktën 20% deri 25% e fëmijëve deri në 15 vjeç do të ekspozohen ndaj virusit. “Pjesa dërrmuese do ta kalojë virusin me pak ose aspak simptoma, ndërsa 1% deri 2% do të jenë të sëmurë rëndë” tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.