Grabitje në Mykonos, hajdutët u vjedhin turistëve para dhe bizhuteri me vlerë 270 mijë euro

Një grabitje kinematografike ka ndodhur në një vilë luksoze në ishullin grek, Mykonos.

Një grup hajdutësh kanë vjedhur nga dy turistë amerikanë para dhe bizhuteri me vlerë 270 mijë euro.

Sipas medieve helene hajdutët kanë bastisur një nga vilat luksoze që jepen me qira ditore 6 mijë euro.

Grabitja e vilës luksoze ndodhi mbrëmjen e së martës, 21 qershor.

Hajdutët i kanë rrëmbyer njërit turist bizhuteri me vlerë 260 mijë euro, ndërsa tjetrit euro cash dhe një orë e markës Panerai me vlerë 10 mijë euro.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.