Gjyqi i Charlie Hebdo/ Shpallen fajtorë 14 bashkëpunëtorë për sulmet terroriste në 2015
Katërmbëdhjetë persona janë shpallur fajtorë si bashkëpunëtorë në sulmet terroriste në Francë në 2015, përfshirë edhe sulmin ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.
Njëmbëdhjetë nga njerëzit e dënuar ishin në gjykatë për vendimet, ndërsa tre të tjerët u gjykuan në mungesë. Besohet se këta të tre u drejtuan për në Sirinë veriore pas sulmeve, megjithëse raportet thonë që dy prej tyre u vranë më pas, gjatë sulmeve bombarduese kundër forcave të Shtetit Islamik.
17 persona u vranë gjatë sulmeve në zyrat e Charlie Hebdo dhe një sulmi në supermarketin hebre në janar të 2015-ës në Francë.
Të tre sulmuesit, vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe Amedy Coulibaly, u vranë nga policia. Ata të gjithë pretenduan besnikëri ndaj Shtetit Islamik.
Sorry, the comment form is closed at this time.