Gjobitet me 10 mijë euro se portretizoi Macron si Hitlerin

Një gjykatë franceze gjobiti të premten me 10 mijë euro, një pronar të pankartës, pasi ky i fundit përshkroi presidentin francez Emmanuel Macron si Adolf Hitlerin në një poster për të protestuar kundër masave të COVID-19.

Sipas medieve të huaja, Michel-Ange Flori deklaroi në Tëitter pas vendimit të gjykatës në Toulon të Francës jugore, se do ta apelojë dënimin.

“Nuk mund ta besoj.E drejta për të bërë karikatura u varros sot në Toulon”, ka shkruar Flori.

Macron paditi Florin në fund të muajit korrik, pasi posterat që e përshkruanin atë si udhëheqës nazist ishin montuar në dy pankarta me përmasa katër metra me tre.

Posterat portretizojnë Macron të veshur me një uniformë naziste, me mustaqe të vogla ku në një mesazh thotë: Binduni, vaksinohuni.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.