Gjobitet kryebashkiakja e Parisit, kishte shkelur rregullat kombëtare për barazinë gjinore

Çështja e barazisë gjinore është kthyer në një Bumerang kundër kryebashkiakes socialiste të Parisit. Anne Hidalgo është dënuar me një gjobë prej rreth 90 mijë eurosh pasi ka emëruar shumë drejtuese femra në administratën e qytetit.

Një goditje për kryebashkiaken e cila gjithnjë ka luftuar për të drejtat e grave dhe integrimin e tyre në politikë dhe administratë. Për këtë arsye ajo është rebeluar dhe e ka cilësuar vendimin si të paarsyeshëm.

Ministria e funksionit publik deklaroi se bashkia e Parisit në vitin 2018 ka shkelur rregullat kombëtare për barazinë gjinore, pasi 11 gra mbanin postet drejtuese në krahasim me vetëm pesë burra.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.