Gjigandi turk i droneve ble tokë në Ukrainë, do të ndërtojë fabrikë

Gjiganti turk i dronëve Baykar ka blerë tashmë një parcelë toke në Ukrainë për prodhimin e mjeteve ajrore luftarake pa pilot Bayraktar TB2 (UCAV).

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar.

Së fundmi, siç vë në pah Daily Sabah, qeveria miratoi një marrëveshje dypalëshe për ndërtimin e uzinës Bayraktar në Ukrainë dhe e dërgoi atë në parlament për ratifikim.

Dhe Bodnar e konfirmoi këtë në një intervistë për agjencinë ukrainase të lajmeve RBC Ukraine, shkruan ky medium.

Baykar ka blerë tashmë një parcelë toke në Ukrainë, ka zhvilluar vetë projektin e uzinës dhe është gati ta zbatojë atë deri në fund, citohet të ketë thënë ambasadori.

“Dhe ai (angazhimi për të filluar ndërtimin e një fabrike në Ukrainë) nuk është vetëm politik, por edhe praktik, pasi një pjesë e konsiderueshme e modeleve që do të prodhohen në këtë fabrikë do të kenë komponentë të prodhimit ukrainas”, ka thënë Bodnar.

Motorë, rrota ose pjesë të tjera rezervë të prodhimit ukrainas mund të përdoren në prodhimin e dronëve të tillë, sipas ambasadorit.

“Përkundër luftës, kompanitë tona vazhdojnë t’i përmbushin obligimet e tyre”, tha ai, pavarësisht se jo siç ishin para luftës.

Baykar tha gjithashtu më parë se do të krijojë qendra të përbashkëta trajnimi dhe mirëmbajtjeje për UCAV-të turke në Ukrainë.

TB2, i cili është përdorur gjithashtu në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe Karabak, tani kryeson shtytjen globale të eksportit të mbrojtjes së Turqisë.

Ukraina ka blerë më shumë se 20 dronë të armatosur Bayraktar TB2 nga Baykar në vitet e fundit dhe ka porositur 16 të tjerë më 27 janar. Ato janë dorëzuar në fillim të marsit.

TB2 ka qenë jashtëzakonisht popullor në Ukrainë, ku ndihmoi në shkatërrimin e sistemeve të artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.