Gjermania: Zgjidhje të përbashkëta mbi krizat e shumta globale

Për të përballuar krizat e mëdha botërore nevojiten zgjidhje të përbashkëta, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë dhe Mjedisit, Robert Habeck duke përmendur furnizimin me energji, ngrohjen globale dhe krizën ekologjike.

”Këto kriza të mëdha strukturore të kohës sonë nuk duhet të luhen kundër njëra-tjetrës”, tha Habeck në një takim të ministrave të Energjisë të vendeve të industrializuara të G7-ës.

Ai tha se ishte e qartë se duhej ”një shpejtësi më e madhe për të kapërcyer këto sfida”.

Një nga çështjet e trajtuara nga takimi i G7-ës është se si të arrihet heqja gradualisht e qymyrit.

Gjermania aktualisht kryeson G7-ën, me anëtarë të tjerë Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.