Gjermania vendos rregulla të reja për punëtorët e pavaksinuar

Autoritetet shëndetësore gjermane po planifikojnë rregulla të reja, sipas të cilëve, ata punëtore që janë të pavaksinuar nuk do të marrin as kompensim pagash nëse vendi futet në një karantinë si pasojë e Covid-19.

Këto rregulla të reja, që po përgatiten nga Ministria e Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi më datë 11 tetor.

Këto rregulla do të prekin njerëzit që janë pozitivë për virusin korona, si dhe ata që kthehen nga udhëtimet nga vendet e shënuara si “me rrezik të lartë”, të cilat tani përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe një pjesë të Francës.

Udhëtarët e pavaksinuar nga vende të tilla duhet të karantinohen për të paktën pesë ditë, ndërsa ata që janë vaksinuar ose janë shëruar kohët e fundit nga virusi nuk kanë pse.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.