Gjermania nis lehtësimin e kufizimeve mbi COVID-in

Gjermania do të fillojë të lehtësojë shumicën e kufizimeve të lidhura me koronavirusin deri më 20 mars. Masa vjen ndërsa nivelet e infeksioneve të nxitura nga varianti Omicron po bien në këtë vend.

Kancelari Olaf Scholz miratoi të mërkurën një plan me tre faza për të hequr pjesën dërrmuese të kufizimeve, duke e quajtur 20 marsin ‘ditë të lirisë’.

Vendimi i Gjermanisë vjen pasi Austria dhe Zvicra, dy vende fqinje hoqën shumë nga kufizimet e tyre, megjithëse virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Sipas universitetit amerikan Johns Hopkins, në mbarë botën janë shënuar rreth 418 milionë infeksione me COVID-19 dhe më shumë se 5.8 milionë vdekje, që nga fillimi i pandemisë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.