Gjermania në situatë të vështirë për shkak të Covid-19 

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi do të përballet me një “vjeshtë të vështirë” në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja nga përhapja e variantit të ri Omicron BA.5.

Të dhënat e fundit të publikuara të shtunën nga Instituti Robert Koch, agjencia gjermane e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, tregojnë se shkalla e infeksionit shtatë ditor në Gjermani është dukshëm më i lartë se ai i një javë më parë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se varianti i ri Omicron BA.5. aktualisht është lloji kryesor i infeksioneve COVID-19 në Gjermani, duke zënë 66 për qind të rasteve të konfirmuara.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach deklaroi më herët se sezoni i ardhshëm i vjeshtës do të jetë mjaft i vështirë për shkak të variantit të ri. Ai theksoi gjithashtu se me rritjen e numrit të rasteve më koronavisrus në Gjermani, sistemi shëndetësor do të mbingarkohet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.