Gjermania i bën thirrje Turqisë të respektojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara

Njoftimi i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për një hapje të pjesshme të Varos është parë si një ”shqetësim i madh” për qeverinë gjermane. 

Mediat e huaja raportojnë se Gjermania i kërkon Turqisë të respektojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga Agjencia ”Athinë-Maqedonase”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Christopher Burger tha se qeveria gjermane kishte “mbështetur intensivisht” dialogun dhe de-përshkallëzimin në Mesdheun Lindor në muajt e fundit.

“Ne gjithmonë kemi theksuar që, çështjet e diskutueshme në Mesdheun Lindor mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut konstruktiv. Regjimi i Varosa është subjekt i Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që t’i përmbahet të gjitha rezolutave dhe t’i dorëzojë kontrollin e rajonit UNFICYP. Sipas mendimit tonë, hapat e njëanshëm nga Turqia nuk janë të dobishme,”– tha Burger.

Qeveria Gjermane i sheh hapat e Turqisë si pengesë për të rifilluar bisedimet mbi çështjen e Qipros.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.