Gjermania heq kufizimet anti-Covid për udhëtarët thuajse nga e gjithë bota

Gjermania pritet që të heqë kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë për turistët që vijnë nga një numër i madh shtetesh duke nisur nga 1 korriku. Lajmin e bëri të ditur qeveria ditën e premte.

Njoftimi i bërë nga ministri i jashtëm Heiko Maas vjen menjëherë pas lajmit se Gjermania do të heqë nga lista e riskut shtete si SHBA-ja, Kanadaja, Zvicra, Austria dhe disa rajone në Greqi.

Më herët gjatë kësaj jave, edhe SHBA lehtësoi masat anti-Covid për shumicën e vendeve të zhvilluara përfshirë këtu edhe Gjermaninë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.