Gjermani/ Rekord viktimash nga COVID-19

Shteti Gjerman aktualisht po përballet me pasojat e rënda të valës së dyte të COVID-19, duke regjistruar 585 vdekje dhe 29.875 infektime gjatë 24 orët e fundit, i cili është edhe numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë.

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka paralajmëruar se duhet vepruar urgjentisht për te shmangur shifra edhe më te larta se këto në ditët në vijim.
Gjermania ndodhet në bllokim të pjesshëm që nga fillimi i nëntorit, bllokim i cili konsiston në mbylljen e bareve, restoranteve dhe vendeve të argëtimit të cilat grumbullojnë shpesh një numër të lartë njerëzish. Gjatë festave ishte menduar që të bëhej një lëshim për sa i përket masave shtrënguese dhe izoluese por rritja e infektimeve me koronavirus në vend ka alarmuar gjithnjë e më shumë zyrtarët e lartë të shtetit, të cilët e përshkruan situatën si “jashtëzakonisht të brishtë”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se do të merren masa të rrepta gjatë fjalimit të saj në parlament, e cila ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për situatën.

Gjermania konsiderohej një ndër shtetet të cilat janë përballur më së miri me valën e parë të COVID-19, por duket sikur vala e dytë e pandemisë është edhe më e rrezikshme dhe kërkon një ndërgjegjësim maksimal nga qytetarët për sa i përket zbatimit të masave higjienike dhe shtrënguese.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.