Gjermani/ Mbi 100 mijë viktima nga Covid që nga fillimi i pandemisë

Gjermania ka regjistruar më shumë 100,000 viktima që nga fillimi pandemisë. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI), 351 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 100,119.

Vendi gjithashtu regjistroi 75.961 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 8.573.756. Rritja e rasteve ka vënë në pozitë të vështirë koalicionin e ri qeverisës, i cili do të marrë drejtimin e vendit në dhjetor.

Indeksi i incidencës në 7 ditë arriti në 419.7 raste, një nivel gjithashtu i paprecedentë. Në shumë zona, janë vendosur masa të rrepta kufizuese për të frenuar të ashtuquajturën valë të katërt të pandemisë. Rreth 69% e popullsisë gjermane është vaksinuar plotësisht. Ndërkohë koalicioni i ri qeverisës ka hedhur poshtë idenë e një bllokimi kombëtar.

Gjermania do të “studiojë” “zgjerimin” e mundshëm të vaksinimit të detyrueshëm, i cili tashmë është në fuqi në ushtri dhe së shpejti do të jetë i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë, tha Solz.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.