Gjermani, 20 mijë shtëpi pa lidhje telefonike që pas përmbytjeve

Megjithëse kanë kaluar 45 ditë nga fatkeqësia e përmbytjeve që ndodhi në javën e dytë të korrikut në Gjermani, ende nuk ka asnjë lidhje telefonike në 20.000 shtëpi.

Drejtuesi i kompanisë gjermane të telekomit ‘Deutsche Telekom’, Walter Goldenits, bëri vlerësime për gazetarët në lidhje me fatkeqësinë e përmbytjeve.

Duke deklaruar se kanë kaluar 45 ditë nga fatkeqësia natyrore që ndodhi në shtetet e Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz më 15 korrik, Goldenits tha se, “Do të duhen muaj për ta ndryshuar këtë (për ta lidhur përsëri telefonin)”.

Në një deklaratë nga ‘Deutsche Telekom’, thuhet se infrastruktura telefonike në zonën e përmbytjes është shkatërruar keq dhe në disa vende infrastruktura duhet të rindërtohet plotësisht.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se u rivendosën afërsisht 80 për qind e lidhjeve të linjës telefonike fikse në rajonin e përmbytjes dhe se po punohet rreth zgjidhjeve alternative për lidhjen telefonike të 20.000 familjeve përmes komunikimit celular.

Ndërkohë, në fatkeqësinë e përmbytjeve, u deshën rreth 2 javë që të riaktivizoheshin të gjitha rrjetet e telefonit celularë në të gjitha zonat e katastrofës.

Nga ana tjetër, në provincat e Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz, njerëzve iu kërkua të ishin të përgatitur për kufizimet e trafikut për rreth një vit, pasi do të vazhdojë riparimi i autostradave në zonat e fatkeqësisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.