Gjermanët: Kufizim në dy mandate për kancelarët

Shumica e qartë e gjermanëve janë në favor të kufizimit të mandateve në detyrë për kancelarët federalë në tetë vite.

Në një sondazh të organizuar nga instituti i studimit të opinioneve, YouGov, për llogari të Agjencisë Gjermane të Lajmeve, 61 përqind thanë se janë në favor dhe vetëm 24 përqind ishin kundër. 15 përqind nuk u shprehën.

Sfond: Një kancelar mund të rizgjidhet pa kufizim në Gjermani. Angela Merkel po e lë detyrën në shtator pas 16 vitesh në pushtet. Ajo nuk do të kandidojë më për postin më të lartë qeveritar. Helmut Kohl ka qenë po ashtu kancelar federal për 16 vite. Në SHBA, megjithatë, mandati i presidentit është kufizuar në dy herë nga katër vite.

Dëshira për një mandat të kufizuar në detyrë është veçanërisht e ulët mes votuesve të CDU, me 48 përqind.

59 përqind e mbështetësve të ‘Të gjelbërve’ votuan në favor, 67 përqind e mbështetësve të Socialdemokratëve, 70 përqind e Liberalëve dhe 74 përqind e ‘Të majtëve’.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.