Gjenerali gjerman: Mos e nënvlerësoni fuqinë e Rusisë

Lufta në Ukrainë mund të marrë një tjetër rrjedhë. Shefi gjerman i Mbrojtjes ka paralajmëruar se Rusia ka potencialin dhe mund të hapë një ‘front të dytë lufte’.

Gjenerali Eberhard Zorn, ushtari më i lartë i Bundeswerhr-it në një intervistë për mediat ka thënë se Rusia nuk duhet të nënvlerësohet, duke shtuar se Rusia është shumë e aftë që të zgjerojë konfliktin.

“Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse mund të jetë e kapur në Ukrainë për momentin, por, megjithatë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e forcave tokësore ruse për të hapur një teatër të dytë lufte. Pjesa më e madhe e marinës ruse nuk është vendosur ende në luftën kundër Ukrainës dhe forcat ajrore ruse kanë ende një potencial të rëndësishëm, i cili përbën një kërcënim edhe për NATO-n. Rusët kanë në dispozicion sasi të mëdha municionesh. Ky municion është pjesërisht i vjetër dhe shumë i pasaktë, por është pikërisht kjo që shkakton shkatërrime të mëdha në infrastrukturën civile. Ata gjuajnë rreth 40,000 deri në 60,000 fishekë artilerie në ditë”, ka thënë ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.