Gjendet e vdekur atletja olimpike keniane

Bota e atletikës është tronditur nga vrasja e Agnes Jebet Tirop, atlete e Kenias e cila ka fituar dy herë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike. 25 vjeçarja u gjet e pajetë nga policia keniane në banesën e saj në Iten, në perëndim të vendit, me disa plagë thike në bark.

Dyshimet e para janë përqendruar tek bashkëshorti i saj, i cili sipas fqinjëve, kishte bërë një debat të ashpër me viktimën pak orë para vrasjes. Tirop ishte klasifikuar në vendin e tretë, dy herë, në 10 mijë metra në garat botërore: herën e parë në Londër në vitin 2017 dhe herën e dytë në Doha në vitin 2019.

Federata e Atletikës së Lehtë në Kenia reagoi duke thënë se ishte e tronditur nga ngjarja: Kenia ka humbur një gur të çmuar në skenën ndërkombëtare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.