Fshehu mbi 7 kg drogë në mur, arrestohet shqiptari

Të mërkurën e kaluar policia italiane identifikoi një shqiptar që trafikonte lëndë narkotike në lagjen “Madonna di Campagna”.

29 vjeçari u hapi policëve derën dhe i futi në shtëpi ndërkohë që në tavolinë në kuzhinë ata menjëherë vunë re një shufër hashashi dhe disa mbështjellëse kokaine për paketimin e dozave.

Më shumë kokainë dhe substanca ndarëse u gjetën në komodinën e dhomës së gjumit.

Agjentët më pas zbuluan se 22 shufra hashashi dhe një kokaine ishin fshehur brenda një zgavre në murin e dhomës së gjumit, të mbuluar nga një pllakë murale.

Policia sekuestroi  636 gram kokainë dhe 6.35 kg  hashash kurse njëzet e nëntë vjeçari, i papunë dhe ilegal në Itali, u arrestua me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.