“Frymëmarrje” nga Omicron, pas rritjes së frikshme bie kurba në disa shtete

Pas cunamit të rasteve të reja me Omicron në javët e shkuara në shumë vende kanë nisur të shfaqen shenjat të depërshkallëzimit të krizës shëndetësore.

Në Britani, infeksionet ranë me 30% pas një jave, ndërsa në 24 orët e fundit për herë të parë në 7 ditët e fundit pati më pak se 100 mijë raste të reja.

Në të njëjtën kohë, në SHBA, disa qytete të mëdha në shtetet verilindore, përfshirë Nju Jorkun që u goditën nga vala e Omicron filluan të përballen me ulje të infeksioneve megjithëse tendenca mbetet e lartë në pjesën tjetër të vendit.

Këto shenja të para duket se tregojnë se kulmi mund të lëvizë në rajone të ndryshme me rritje të shpejtë ndjekur pastaj me rënie siç është parë në Afrikën e Jugut dhe Britani.

Nju Jorku ka regjistruar mesatarisht 28 500 raste ditore nga 42,000 dy javë më parë, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore.

Tendenca është në ulje edhe në Uashington, Çikago dhe shumë vende të tjera.

Ekspertët megjithatë thonë se nuk duhet dalë në përfundime sa i përket virusit për shkak të tendencave të paparashikueshme që ka shfaqur ai deri më tani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.