Frikë në stacionin ndërkombëtar hapësinor, motorët dalin nga kontrolli

Frikë dhe ankth në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Rreth tre orë pas ankorimit të modulit rus Nauka, motorët janë ndezur në mënyrë të pakontrolluar duke bërë që të rrotullohej i gjithë stacioni.

Për të ndaluar shtyrjen u aktivizuan shtytësit e disa modulëve në bord.

Stacioni arriti një përthyerje prej 45 gradësh por situata u kthye gradualisht nën kontroll. Nuk pati dëme materiale dhe as probleme për 7 austronautët në bord.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.