Franca synon ta ndalojë incestin për herë të parë nga viti 1791

Qeveria franceze është duke planifikuar që ta ndalojë me ligj incestin, marrëdhëniet intime mes familjarëve, për herë të parë që nga viti 1971.

Incesti tash për tash është i lejuar me ligj në Francë, me kusht që në të të mos përfshihen fëmijët, por Adrien Taquet, sekretar shtetëror për fëmijët, tha se qeveria dëshiron t’i kriminalizojë marrëdhëniet në incest, edhe nëse të dyja palët janë mbi moshën 18-vjeçare.

Në një intervistë për agjencinë AFP, ai tha: “Cilado qoftë mosha, nuk kryeni marrëdhënie seksuale me babanë tuaj, të birin tuaj ose vajzën tuaj. Nuk është në pyetje mosha, s’është në pyetje pëlqimi i të rriturve. Po luftojmë kundër incestit. Sinjalet duhet të jenë të qarta.”

Sekretari shtetëror shtoi se dëshiron që pragu i moshës 18-vjeçare për lejimin e incestit të rishikohet, duke thënë se ai e përkrah “ndalimin e qartë”, shkruan Daily Mail.

Sipas rregullave të reja, të cilat do ta vendosnin Francën në një grup me shumicën e shteteve të tjera evropiane, kushërinjtë prapë do të mund të martoheshin mes vete.

Plani i qeverisë u mirëprit nga Laurent Boyet, drejtor i organizatës për mbrojtjen e fëmijëve, “Les Papillons”, i cili tha se është me rëndësi që incesti të ndalohet me ligj po aq sa është i ndaluar në mënyrë sociale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.