Franca heq kufizimet, vaksina anti-Covid për të gjithë të rriturit

Këtë të hënë Franca ka hapur procesin e vaksinimit anti-Covid për të gjithë të rriturit.

Ndërkohë kujtojmë se deri më tani të drejtën për tu vaksinuar e kishin të gjithë shtetasit, mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit.

Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38 për qind e popullatës.

Ndërkohë qeveria shpreson që 76.7 milionë vaksinat që pritet t’i sigurojë në qershor, do ta ndihmojnë atë për të përmbushur kërkesat.

Vaksinat ”AstraZeneca” dhe ”Johnson&Johnson” janë në dispozicion vetëm për personat mbi 55 vjeç, pasi një numër i vogël njerëzish, që janë vaksinuar me këto vaksina, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Franca përdor edhe vaksinat ”Pfizer/BioNTech” dhe ”Moderna”. Ndërkaq kujtojmë se Franca është një ndër vendet më të goditur nga pandemia në Evropë ku mbi 5.7 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 109,000 kanë humbur jetën.

Ndërkohë një tjetër vend që pritet të heqë kufizimet është dhe Gjermania, duke filluar nga 7 qershori.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.