Franca gjobit “Google” me 500 milionë euro: Nuk respekton të drejtat e fqinjësisë

Rregullatori i Konkurrencës në Francë ka gjobitur kompaninë “Google” me 500 milionë euro.

Akuza drejtuar “Google-it” është se nuk ka kompensuar agjencitë e lajmeve franceze, për lajmet që janë shfaqur nga motorët e kërkimit të “Google”.

Sipas pretendimeve, kompania ka shpërndarë pamje, lajme dhe video të këtyre agjencive, pa i shpërblyer, sikurse kishin rënë dakord.

Gjithsesi, kompanisë “Google” do t’i jepet dy muaj kohë për të propozuar një zgjidhje ndaj këtij problemi, ose në rast të kundërt do t’i vendoset një gjobë shtesë prej 900 mijë eurosh në ditë.

“Google” është shprehur se ndihet e zhgënjyer për këtë akuzë dhe, sipas kompanisë, i ka respektuar “të drejtat e fqinjësisë”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.