FOTO/ Të izoluar nga COVID-19, zjarri kërcënon qytetin australian
Një zjarr që ka përfshirë për orë të tëra periferinë e kryeqytetit të Australisë Perëndimore, Perth, ka detyruar banorët të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht se qyteti ishte në bllokim për shkak të koronavirusit, raporton BBC.
Sipas autoriteteve, të paktën 30 shtëpi në veri të Perth janë shkatërruar nga flakët që tashmë kanë djegur 7 000 hektarë tokë. Zjarri u shkaktua nga erërat e forta dhe temperaturat që sot kanë arritur në 35 gradë.
“Për momentin Australia Perëndimore po lufton me dy lloje të ndryshme emergjence; një zjarr të rrezikshëm dhe Covid-19”, tha kryeministri i Shtetit Mark McGowan, duke e përshkruar situatën në qytet si jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze.
Perth, i cili ka dy milionë banorë, është në bllokim deri të premten, pasi u regjistrua rasti i parë lokal në 10 muaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.