FOTO/ Publikohen gabimisht çmimet e vaksinave anti-Covid

Janë bërë publike çmimet e kompanive farmaceutike të vaksinave kundër COVID-19.

Dhe kjo falë një gabimi që ka bërë sekretarja belge e financave dhe buxhetit.

Siç shihet në hartën e publikuar në rrjetet sociale, vendet e Bashkimit Evropian do të paguajnë 12 euro për dozë për vaksinën kundër Covid-19, të zhvilluar nga “Pfizer/BionTech” dhe 18 dollarë për dozë për atë të kompanisë “Moderna”.

Këto janë çmimet e raportuara nga gazeta flamane “Het Laatste Nieuws” , që i publikoi Eva de Bleeker, e që më pas u fshinë.

Për eurodeputetin Peter Liese (CDU Gjermani), shefi i shëndetit të grupit PPE, çmimet në tabelën e botuar nga Hln janë “reale”. Sipas tabelës, vaksina Oxford / AstraZeneca është më e lira (1.78 euro për dozë). Për Curevac është 10 euro për dozë, për Sanofi / Gsk 7,56 euro për dozë, për Johnson & Johnson 8,5 dollarë për dozë.

Çmimet, deri tani kanë mbetur konfidenciale, sepse Komisioni është ende duke negociuar një kontratë me “Novavax”..

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.