FOTO/ Nuk durojnë më masat anti-Covid, të dënuarit i vënë flakën burgut

Më shumë se 100 të burgosur kanë marrë kontrollin e një burgu në St. Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u vendosur zjarrin qelive dhe hedhur objekte nga dritaret e katit të katërt të ndërtesës.

Trazirat nisën në orët e para të mëngjesit në Qendrën e Korrektimit në St. Louis City dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit iu deshën më shumë se 7 orë për të rivendosur rendin.

Një oficer mbeti i plagosur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan për të shuar zjarret që të burgosurit kishin ndezur.

Një zyrtar i lartë i St.Louis bëri me dije se, të dënuarit që protestonin ishin jashtëzakonisht të dhunshëm dhe të pabindur.

Ai pretendon se incidenti i dhunshëm mund të jetë nxitur nga kundërshtimet që të burgosurit kanë nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, të cilat u kanë ndaluar vizitat dhe ndërprerë seancat gjyqësore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.