FOTOT/ Moti i keq, 3 shtete do të shpallin gjendjen e katastrofës natyrore

Franca, Gjermania dhe Anglia jane vendet më të goditura nga moti i keq, ndaj me gjasë, ata do të shpallin gjendjen e katastrofës natyrore.

“Walltrace” shkruan se në Francë, shirat e shumtë kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati duke përmbytur shumë toka dhe prodhime të banorëve, ndërsa Parisi është në të katërtën ditë radhazi që lumi Sena ka dalje nga shtrati.

Ndërkohë, kryeministri i Francës, Jean Castex, vizitoi ditën e djeshme qytetin Marmande, ku u premtoi qytetarëve “ndihmë dhe solidaritet”.

Në Gjermani situata është po njësoj; me mot të keq dhe temperatura që bien deri në minus. Sipas sinoptikanëve, në Berlin kampi më i madh i të pastrehëve është evakuuar ditën e shtunë, për shkak të një stuhie të madhe që po afrohet.

“Ne do t’i akomodojmë njerëzit tani, duke u kujdesur që ata të mos përzihen të tjerë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ata do të kalojnë fundjavën në një strehë të ngrohtë e të mbrojtur”, tha nënkryetari i Bashkisë së Berlinit, Kevin Honicke.

Ndërsa në Angli i gjithë vendi pothuajse është i mbuluar nga dëbora dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i vështirë. Banorët në Angli janë këshilluar të qëndrojnë brenda, për shkak të temperaturave të ulta dhe dëborës së madhe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.