Foto/ Karantina kombëtare në Britaninë e Madhe përfundoi, të rinjtë pushtojnë rrugët duke sfiduar COVID-19

Teksa qeveria britanike bën thirrje për distancim social dhe shmangie të grumbullimeve për shkak të rritjes së shifrave të të prekurëve me COVID-19, duket se të rinjtë nuk i tremben pandemisë.

Qindra të rinj pushtuan qendrat e qyteteve në Cardiff dhe Swansea , duke sfiduar temperaturat e ulëta të Uellsit, dhe duke mos zbatuar rregullat e qeverisë për distancim social.

Policia britanike u detyrua të ndërhynte në festën me alkool që zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe të shpërndante të rinjtë “të pabindur”.

Që prej fillimit të pandemisë, Britania e Madhe numëron 1,674,134 raste me COVID dhe mbi 60 mijë vdekje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.