Foshnja humb jetën pas pagëzimit, Kryepeshkopi: Rituali s’do ndryshojë

Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me presion në rritje për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë vdiq pas një ceremonie që përfshin zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë, njofton “Guardian”.

Gjashtë javë më vonë, foshnja pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën, ku fatkeqësisht humbi jetën.

Autopsia zbuloi ujë në mushkëritë e tij, ndaj prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceava.

Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56,000 nënshkrime deri të enjten në mbrëmje.

“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të përjashtohet që gëzimi i pagëzimit të triumfojë”, kërkojnë firmëtarët.

Media lokale rrëfeu disa incidente të ngjashme në vitet e fundit.

Zëdhënësi i kishës, Vasile Banescu, tha se priftërinjtë mund të derdhnin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë. Por Kryepeshkopi Teodosie, udhëheqësi i krahut tradicionalist të Kishës, tha se “rituali nuk do të ndryshojë”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.