FMN: Viti 2022 do të jetë një ‘garë me pengesa’

Viti 2022 premton të jetë “një rrugë me pengesa e mbushur me rreziqe të shumta, inflacion të luhatur, dhe nivele të larta borxhesh të shkaktuar nga Covid-19″.

Kështu deklaroi drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, gjatë një paneli në “Forumin Ekonomik Botëror” të Davosit.

Duke ndërhyrë për situatën ekonomike kreu i BQE, Cristine Lagarde tha se, pavarësisht që inflacioni ka arritur në 5%, nuk pret një dinamikë të qëndrueshme që do të çojë inflacionin jashtë kontrollit. Ajo e konsideron të pamundur që të arrihen të njëjtat nivele inflacioni si në SHBA.

Lagarde saktësoi se “për momentin, me inflacionin që pritet të ngadalësohet në 1.8% në 2023 dhe 2024 BQE do jetë në vëmëndje të ekomisë evropiane”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.