FKA Twigs flet për abuzimin nga ish- partneri

Këngëtarja FKA Twigs ka folur së fundmi  për padinë e saj kundër aktorit Shia LaBeouf. Në fund të vitit 2020, FKA Tëigs pretendoi në padinë e saj se ajo ishte përballur me “abuzime të pamëshirshme” nga duart e ish-të dashurit LaBeouf. Sipas British GQ, ajo rrëfen mënyrën se si e mbajti jetën e saj private gjatë dhe pas abuzimit të supozuar, dhe zbuloi se çfarë e detyroi të fliste për të.

“Thjesht nuk doja që dikush tjetër të lëndohej. Nëse do të kem fëmijë, dua që ata të dinë i kam dal zot vetes sime, dhe kjo është e rëndësishme. Dhe ndonjëherë, të mbrosh veten tënde është e dhimbshme. Ndonjëherë mund të shkaktojë më shumë trauma dhe ndonjëherë mund të jetë përçarëse. Njerëzit e bëjnë këtë. Nuk pres që ju të ngriheni për veten tuaj, por unë e bëra dhe jam krenare për këtë, dhe ajo që më ndodhi nuk ishte e drejtë,”-tha ajo.

Këngëtarja ka rrëfyer se ishtë sulmuar në të kaluarën nga aktori LaBeouf. Një person dyshohet se e pa aktorin teksa e mbyste këngëtaren gjatë Ditës së Shën Valentinit në vitin 2019.

“Shia LaBeouf lëndon gratë. Ai i përdor ato. Ai i dhunon si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ai është i rrezikshëm”, -thuhet në ankesë.

LaBeouf e mohoi akuzën ndërkohë që ish-edashura e tij Margaret Qualley falënderoi Twigs që kishte guximin të fliste kundër sjelljes së aktorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.