Fermeri belg bleu banane në treg, por të mbushura me kokainë

Një fermer belg bleu 10 kuti me banane në tregun e kryeqytetit belg, Bruksel.

Mediat lokale thonë se fermeri, Stefan Van Dorsler bleu 10 kuti banane në fillim të javës për t’i shitur në fermën e tij.

Van Dorsler, i cili hapi kutitë pasi mbërriti në fermë, gjeti pako me kokainë në shtatë kuti.

“Ishin si pakot që shohim në filma”, tha fermeri belg duke shtuar se “ne nuk e dinim se çfarë të bënim me paketat. Ne menduam se nuk ishte e mençur ta çonim vetë në polici”.

Në vend që ta çonte drogën në një stacion policor aty pranë, ai thirri policinë dhe raportoi rastin. Një numër i madh ekipesh policie arritën në shtëpinë e Van Dorsler në një kohë të shkurtër.

Pakot e bananeve kishin pulla që tregonin se vinin nga Kolumbia. Njerëzit që shesin banane në një treg në Bruksel janë marrë në pyetje dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.