FBI publikon dokumentin e rrallë të sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA

Kanë kaluar 20 vite nga sulmet e dhunshme që kanë ndodhur me 11 shtator  në SHBA. FBI ka nxjerrë një dokument të deklasifikuar rishtazi me 16 faqe, që lidhet me mbështetjen logjistike të ofruar për dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të sulmeve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dokumenti, i publikuar të shtunën vonë, përshkruan kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorët sauditë në Shtetet e Bashkuara, por nuk ofron prova nëse qeveria saudite ishte bashkëfajtore në komplot.

Ai është regjistrimi i parë hetimor që zbulohet pasi presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një rishikim të deklasifikimit të materialeve që prej vitesh kanë mbetur jashtë syve të publikut.

Biden kishte hasur në presion javët e fundit nga familjet e viktimave, të cilët kanë kërkuar prej kohësh regjistrimet teksa po ndiqnin një padi në Nju Jork duke pretenduar se zyrtarë të lartë sauditë ishin bashkëpunëtorë në sulmet.

Ndërkohë spekulimet për përfshirjen zyrtare u mbyllën menjëherë pas sulmeve kur u zbulua se 15 nga 19 sulmuesit ishin sauditë.

Nga ana tjetër Osama bin Laden, udhëheqësi i al-Kaedës në atë kohë, ishte gjithashtu nga një familje e shquar në mbretëri.

Sidoqoftë, Qeveria Saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje. Ambasada Saudite në Uashington tha të mërkurën se ajo mbështet deklasifikimin e plotë të të gjitha regjistrave si një mënyrë për të “përfunduar akuzat e pabaza kundër Mbretërisë një herë e përgjithmonë”.

Ambasada tha se çdo pretendim se Arabia Saudite ishte fajtore ishte “kategorikisht i rremë”.

Presidneti amerikan ka kërkuar javën e kaluar Departamenti i Drejtësisë dhe agjencitë e tjera që të bëjnë një rishikim të deklasifikimit të dokumenteve hetimore dhe të publikojnë atë që munden gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.