Familja mbretërore britanike strehon refugjatë ukrainas

Familja mbretërore britanike po ofron strehim për refugjatët ukrainas, sipas një raporti.

Daily Express raportoi se anëtarët e familjes ishin zotuar të “bënin punën e tyre”, por “nuk kishin dëshirë” për publicitet, shkruan Skynews.

Rreth 53 mijë e 800 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar sipas skemave të vizave, duke përfshirë programin “Homes for Ukraine”, i cili përbën pak më shumë se gjysmën e numrit të vizave të dhëna.

Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha për Express: “Ne po ndihmojmë në disa mënyra, por nuk do të komentojmë më tej.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.